Nisemi herët në mëngjes drejt jugut të Shqipërisë, me një ndalesë magjepsëse në Syri i Kaltër – burimi natyror me ujë të akullt dhe blu të thellë, që ngjan si një sy gjigand. Do të keni kohë për të shëtitur, fotografuar dhe shijuar natyrën e virgjër.
Pas vizitës në Blue Eye, vazhdojmë drejt Ksamilit, një nga perlat e rivierës shqiptare. Aty do të kalojmë pjesën tjetër të ditës në një udhëtim me varkë për të eksploruar 3 Ishujt e famshëm të Ksamilit – ku ju presin:
Not në ujë të kristaltë
Rërë të bardhë dhe diell për relaks
Pamje mahnitëse dhe atmosfera tropikale
Çfarë të marrësh me vete:
🩱 Rrobat e banjës 🧴 Krem mbrojtës nga dielli 🕶 Syze dielli & kapelë 📷 Kamera për foto fantastike!
Mund të shijoni:
Transport me automjet të rehatshëm dhe me ajër të kondicionuar
Shofer dhe guidë në gjuhën shqipe dhe anglisht
Vizitë në Syri i Kaltër
Koha e lirë për not, relaks dhe fotografi
Per Cmimin ju lutem kontaktoni ne njeren nga format e meposhtme