🗺 Destinacioni: Shqipëria e egër dhe autentike
Tur "Safari Albania" të çon në thellësi të natyrës shqiptare – përmes rrugëve të pashkelura, kodrave të buta, lumenjve, luginave dhe fshatrave karakteristikë që ruajnë traditën shekullore.
(Itinerari mund të variojë sipas zonës: Divjakë – Karavasta, fshatrat e Beratit, zona malore të Dajtit, Shkumbini, ose Gryka e Skraparit, Kodrat e Tiranës, Kodrat e Kavajës.)
🥾 Këshilla për pjesëmarrësit:
- Vishu rehat – këpucë sportive ose hiking
- Merr syze dielli dhe krem mbrojtës
- Mbaj një çantë të vogël me ujë shtesë, kamera dhe energji pozitive!
🛻 Mund të shijoni:
- Udhëtim off-road me Jeep/SUV të përshtatur për terrene malore
- Guida eksperte me përvojë në natyrë
- Vizita në fshatra të vjetër dhe kontakt me vendasit
- Opsional: ecje të lehta, piknik ose vizitë në ujëvara / kanione
- Koha e lirë për fotografi, eksplorim dhe pamje panoramike